Përgjigjet për Thirrjen: Shërbime të Komunikimit dhe Marrëdhënie me Publikun
Të gjithë të interesuarit për thirrjen për shërbime të komunikimit, mund ti gjejnë përgjigjet në pyejtet e parashtruara rreth paqartësive të ndryshme.
- Postime të vazhdueshme që përfshin shkrimin, dizajnimin, dhe publikimin në kanalet e rrjetëve sociale (A duhet të caktohen nga ne, sa postime javore do të përmbajnë apo ju e caktoni sa postime javore do të jenë për rrjetet sociale).
Po, kërkohet numri i postimeve mbrenda javës dhe oferta nga ju për shkrimin, dizajnimin, dhe publikimin e tyre në kanalet tona të komunikimit në: 1) Facebook, 2) Instagram, 3) LinkedIn, 4) YouTube, dhe 5) Twitter.
- Krijimi i kampanjave në media sociale që promovojnë një ngjarje specifike të projektit (event promotion) (A duhet të definojmë sa ne mendojmë që duhet të jetë buxheti për një event promotion apo është një buxhet që caktohet nga ju për promovim.
Nga ju kërkohet vetëm planifikimi dhe pregaditja e event promotion, ndërsa ne e caktojmë se çfarë buxheti do të ndajmë për secilin event veç e veç (boost).
- Kurimi i materialeve multimediatike të projektit që t’i përshtaten standardëve te kanalëve specifike të mediave sociale (Këtu nëse mundeni të na tregoni me specifikisht se cka po kërkohet)
Çdo postim që pregaditet nga ju duhet ti përshtatet edhe publikimit në kanalet tona të komunikimit në: 1) Facebook, 2) Instagram, 3) LinkedIn, 4) YouTube, dhe 5) Twitter. (Për shembull, formati i një dizajni apo fotografie të përshtatet për kanalet e cekura)
Mos harroni që afati i fundit për dorëzimin e ofertave për këtë thirrje është data 30 Korrik, 2021 në ora 16:00.
Comments are closed.