Aplikimi për Youth Incubation Program mbyllet të Dielen

Youth Incubation Program

Thirrje për Aplikim

Nëse keni dëshirë të jeni pjesë e transformimeve inovative dhe me ndikim dhe dëshironi që përmes ndërmarrësisë ta vendosni Kosovën në hartën e turizmit, atëherë jeni në vendin e duhur!

VentureUP si qendra për inovacion dhe ndërmarrësi e Universitetit të Prishtinës, po implementon Green Hub Programme së bashku me Sustainability Leadership Kosova dhe me mbështetje të UNDP Kosovo.

Qëllim i këtij projekti është të mbështesë ndërmarrësitë e rinjë në ngritjen e aftësive të tyre profesionale, dhe për të shtyrë përpara idetë e tyre inovative në themelimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në fushën e ekoturizmit.

Si rrjedhojë, VentureUP shpallë të hapur aplikimin për t’u bërë pjesë e këtij programi, duke aplikuar me ide kreative e inovative në fushën e ekoturizmit.

Duke u bërë pjesë e këtij programi me karakter garues, ndërmarrësitë e rinjë do të mësojnë për gjërat e domosdoshme për të filluar një biznes në Kosovë. Kjo do të bëhet përmes trajnimeve, mentorimit të vazhdueshëm nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar, si dhe zhvillimit të kapacitetëve të tyre nga fillimi deri në fund.

Para se të filloni plotësimin e formës së aplikimit, ju lutemi ta shkarkoni tabelen e Buxhetit për Investime Fillestare që mund ta merrni duke klikuar këtu. Pasi të plotësoni këtë tabelë, mund të filloni me plotësimin e formës së aplikimit ku edhe keni mundësinë ta ngarkoni këtë dokument.

Forma e Aplikimit

Për t’u bërë pjesë e këtij programi, ju lutem të plotësoni formen e aplikimit.

Keni kujdes gjatë plotësimit të formës që informacionet që i jipni të jenë të sakta.

Nëse keni problem me plotësimin e formës apo ngarkimin dhe shkarkimin e dokumentëve, na kontaktoni në emailen: [email protected]

Afati i fundit i aplikimit është data 22 Gusht në ora 23:59.

 

 

Comments are closed.