Kërkesë për shërbime të Komunikimit dhe Marrëdhënie me Publikun
Green Hub Programme
Thirrje për Oferta
Kërkesë për shërbime të Komunikimit dhe Marrëdhënie me Publikun
HYRJE
VentureUP është Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Universitetin e Prishtinës, dhe shërben si urë lidhëse mes sektorit të edukimit dhe atij privat për më shumë se 50,000 studentë. Për më shumë informata vizitoni: www.venture-up.org
Green Hub Programme është një projekt i mbështetur nga UNDP që implementohet nga VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova. Qëllimi i projektit është të ndihmojë bizneset ekzistuese në ekoturizem të prekura nga pandemia COVID-19, të mbështes nismat e reja nga studentët e Universitetit të Prishtinës për të krijuar ndërmarrje të reja në ekoturizëm, dhe të angazhojë studentët të mbështesin sektorin e ekoturizmit në Kosovë me zgjidhje inovative.
DETYRA
VentureUP është në kërkim të ofertave nga agjencitë dhe kompanitë kreative në Kosovë për të prokuruar shërbime të komunikimit dhe marrëdhënie me publikun. Kjo përfshinë:
dizajn grafik, krijimin e videove të shkurtëra, shkrime të blogut, menaxhimin e mediave sociale, si dhe printim.
Kompania e përzgjedhur do të nënshkruaj një Kontratë Kornizë. Kjo do të thotë që duke u bazuar në nevojat e projektit, VentureUP do të dorëzoj një Urdhër-Blerje në formë të shkruar tek kompania e kontraktuar duke i listuar dhe specifikuar shërbimet e kërkuara. Kompania e kontraktuar do të ofrojë shërbimet e kërkuara në bashkëpunim të afërt dhe nën mbikëqyrje të Menaxherit të Projektit nga VentureUP. VentureUP e rezervon të drejtën për të kërkuar shërbime shtesë me çmime të dakorduara paraprakisht.
Për të aplikuar, kompanitë e interesuara mund edhe të lidhin partneritete me kompani tjera me qëllim të ofrimit të shërbimeve të kërkuara në këtë thirrje.
Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat me çmime për shërbimet e kërkuara duke u bazuar në dokumentin: Aneks A – Oferta Financiare.
Përmbledhje e shërbimeve kryesore të kërkuara:
Dizajn Grafik
- Një ‘Brand Book’ që përmban dizajnin e: llogos së projektit, paleten e ngjyrave, tipografinë, ikonat, banerin, fletoren e shënimeve, follderin, biznes kartat, stilolapsave, bluzave, ‘tote bags’, roll-up banerit të projektit, posterave, stikerëve, dhe broshurave.
Shkrime të blogut
- Shkrime të blogut promovues (300-600 fjalë maksimalisht)
Video të shkurta promovuese
- Krijimin e video segmenteve të shkurta promovuese (30-60 sekonda)
Menaxhim i Mediave Sociale
- Krijimi i përmbajtjes (shkrimi i tekstit & dizajnit për postime, fotografitë, etj.)
- Postimi në kanalet e mediave sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn, Twitter, Youtube)
- Nxjerrja dhe dorëzimi i raporteve për analizat e ndikimit të kampanjave në media sociale (anglisht: ‘analytics‘)
- Angazhimi dhe rritja e audiencës
Fotografim i ngjarjeve
- Një fotograf në dispozicion për të fotografuar eventet/ngjarjet e projektit
Printim
- Printimi i kartave të biznesit, fletoreve për shënime, stilolapsave me logo, follderave, ‘tote bags’, banera roll-up, bluza, etj.
Vëmendje: Më shumë detaje për shërbimet dhe punën specifike do të gjeni në Aneks A – Oferta Financiare.
Citimi i Çmimeve
Çmimet duhet të jenë në EURO dhe pa TVSH (Tatim mbi Vlerën e Shtuar). Të gjitha kostot që lidhen me pregatitjen dhe dorëzimin e shërbimeve duhen të jenë të përfshira në oferten financiare (shih Aneks A – Oferta Financiare).
Kohëzgjatja e kontratës
Marrëveshja me kompaninë e përzgjedhur do të jetë valide nga dita e nënshkrimit dhe përfundon me datë 30 Maj 2022.
Kompetencat dhe përvoja e kërkuar
Për këtë thirrje inkurajohen të aplikojnë kompanitë dhe agjencitë me përvojë relevante në marketing dixhital, dizajn grafik, multimedia, dhe printim.
Aplikuesitë duhet të jenë në gjendje të sigurojnë dhe dorëzojnë një portfolio ku deshmojnë punë të ngjajshme që kanë bërë më herët. Poashtu, duhet të dëshmohet përvoja e menaxhimit të kampanjave të realizuara në media sociale; promovimi i përmbajtjes përmes këtyre kanaleve.
Dorëzimi i Ofertës
Oferta dorëzohet vetëm përmes postës elektronike (email) në adresen [email protected] me subjekt të emailes:
“Emri i kompanisë – Kërkesë për Shërbime të Marketingut dhe Marrëdhënie me Publikun”
Oferta duhet të dorëzohet më së largu deri me datë 30 Korrik, 2021, në ora 16:00. Ofertat duhet të kenë validitet jo më pak se (90) ditë nga data e dorëzimit.
Oferta duhet të përmbajë këto dokumente:
- Dëshmi të punës (Portfolio) paraprake relevante me thirrjen duke përfshi edhe dëshminë e një plani të realizuar për menaxhimin e kampanjave në mediat sociale,
- Letra të references për punët e njejta paraprake,
- CV-të e stafit të përfshirë në projekt, ku tregohet përvoja, kualifikimet, dhe detyrat e tyre.
- Oferta financiare (në EURO dhe pa TVSH) ku janë të listuara të gjitha çmimet për çdo artikull. Për ofertë financiare duhët të përdoret dokumenti Aneks A – Oferta Financiare, që dorëzohet i nënshkruar, i vulosur, dhe në format PDF.
- Çertifikata e regjistrimit të biznesit.
- Vertetimi Tatimor nga ATK.
Të gjitha pyetjet lidhur me thirrjen duhet të adresohen me shkrim përmes postes elektronike në email adresen [email protected] deri me datë 21 Korrik, 2021, në ora 16:00. Të gjitha përgjigjet dërgohen në formë të përgjithësuar deri me 23 Korrik, 2021, në ora 16:00.
Vlerësimi i ofertave
Ofertat vlerësohen duke u bazuar në kriteret si në vijim:
- Përvoja paraprake (45%)
- Përvoja dhe kualifikimet e stafit (25%)
- Oferta Financiare (30%)
Një ofertë vlerësohet e papranueshme nëse nuk i plotëson kushtet dhe kërkesat e listuara në këtë thirrje.
Data e publikimit: 16 Korrik, 2021
Comments are closed.