Ndikimi i COVID tek startupet dhe 10 arsyet pse tash është momenti të fillojmë një startup.

Mentor Rexhepi, Drejtor Ekzekutiv në VentureUP

Vetëm një vit më parë, vlera ekonomike e Startupeve u vlerësua rreth 3 trilion dollarë dhe tani kjo vlerë ekonomike e krijuar po humb me miliarda dollarë mbrenda ditës. Në një raport të ri të  këtyre ditëve nga Startup Genome, organizatë lider hulumtuese dhe konsulente për ekosistemet e startupeve konfirmon se pandemia globale po prek tashmë fuqishëm ekosistemet e startupeve. Sic edhe mund të pritet, ndikimi më i madh ka qenë në Kinë ku vetëm nga fillimi i këtij viti investimet në sipërmarrje kineze kanë rënë me mbi 50% në krahasim me pjesën tjetër të botës.

Nëse edhe pjesët e tjera të botës përballen me pasoja të ngjashme, atëherë vetëm këtë vit do të ketë 28 miliardë dollarë më pak investime në startupe. Kështu, vetëm nga fundi i janarit të këtij viti,
kompanitë e teknologjisë dhe internetit në Evropë kanë humbur në total rreth 400 miliardë euro, e kjo do të thotë edhe më shumë puntorë të pushuar nga puna.

Sidoqoftë, ekziston edhe ana tjetër e ndritur dhe më optimiste e medaljes. Shumë kompani të mira dalin gjatë kohës së recesioneve. Raporti poashtu zbulon se më shumë se 50 unicorns (startupe me vlerë mbi 1miliardë dollarë) të teknologjisë u themeluan gjatë viteve të recesionit 2007-09. Poashtu, mbi gjysma e kompanive në Fortune 500 u themeluan gjatë tregut në recesion (bear
market).

Sic edhe pritet, investimet nga investitorët do të pasojnë rënje, sidoqoftë kjo nënkupton se do të ketë më shumë investime pas recesionit, sikur prej vitit 2010 deri në vitin 2014 kur numri i investimeve private në startupe u rrit për 25% çdo vit. Recesionet janë kohë të vështira kur njerëzit humbasin punën e tyre dhe shumë ndërmarrje mbyllen. Por kjo situatë nuk është krejtësisht e errët. Startupet, me fleksibilitetin e tyre mund të përfitojnë nga një gjendje e tillë.

Në vazhdim janë dhënë 10 arsye pse ia vlen të filloni një startup gjatë një recesioni:

1. Njerëzit duan risi
Recesionet krijojnë probleme, kështuqë, konsumatorët dhe bizneset gjithmonë janë në kërkim të zgjidhjeve për problemet që japin mundësi për fillimin e startupeve të reja.

2. Njerëzit dojnë të ulin shpenzimet dhe të kursejnë para
Si një startup me shpenzime të vogla, duhet të jeni në gjendje të luftoni konkurrencën tuaj kur klientët do të kërkojnë alternativa më të lira, kështu që është koha e përkryer për të bërë një hap
duke ju ofruar alternativa më të lira dhe fituar klientë të rinjë. Ofroni oferta më të mira se konkurrenca tani në mënyrë që ti mbani ata klientë edhe kur ekonomia të rimëkëmbet.

3. Konkurrenca e dobësuar.
Pavarësisht nëse janë korporata të mëdha apo ndërrmarrje të vogla, konkurrenca juaj është në një gjendje të vështirë. Startupet janë fleksibël dhe për aq kohë sa ju mund të mbijetoni vetëm me
shpenzimet minimale gjasat janë të besueshme se ju do ti mbijetoni recesionit.

4. Njerëzit e aftë në kërkim të punës.
Nëse jeni në gjendje të siguroni fonde, gjatë recesionit, kur pushimet nga puna janë të shumta, individë shumë të kualifikuar, të talentuar dhe efektivë mund të gjenden shumë më lehtë sesa gjatë
kohërave të mira.

5. Gjërat kushtojnë më lirë.
Rritja e dobët ekonomike do të thotë se bizneset nuk po shesin mjaftueshëm që don të thot se gjërat kushtojnë më lirë dhe shitësit ulin çmimet për të liruar më shpejtë stoqet. Edhe njerëzit e aftë që u përmendën në pikën katër i gjeni më lirë, duke kërkuar një pagë më të ulët dhe më pak përfitime sesa mund ti gjeni në një ekonomi të fortë.

6. Normat më të ulëta të interesit, kredi më të lira.
Jo vetëm që gjërat kushtojnë më lirë, por edhe bankat qëndrore zakonisht fillojnë të ulin normat e interesit. Kjo do të thotë që kreditë mund të kenë më shumë kuptim për biznesin tuaj tani se sa kur ekonimia është e fortë.

7. Do të keni më pak konkurrentë.
Kur ekonomia është e fortë çdo kush don të nis një startup. Sidoqoftë, numri i startupve të reja gjatë recesionit do të jetë më i vogël. Kjo e bën më të lehtë për ata që janë të interesuar për
bootstrapers (ata që e financojnë startupin me mjete vetanake) dhe nuk dojnë të ndajnë tortën me bankat.

8. Investitorët e zgjuar megjithatë do të investojnë.
Nëse keni nevojë për investime ka ende mjaft investitorë të vendosur që kërkojnë mundësi të reja biznesi. Kur ekonomia dobësohet, investitorët kërkojnë të lëvizin paratë e tyre nga tregu i
aksioneve dhe mund të jenë të gatshëm t’ju financojnë nëse perspektivat tuaja janë premtuese.

9. Recesioni ju jep fuqi negociuese.
Nëse kompania juaj varet prej produkteve nga furnitorët, koha gjatë recesionit është një kohë e shkëlqyeshme për të negociuar ose rinegociuar një marrëveshje që do t’ju sjellë dobi edhe pasi të
përfundojë recesioni. Kur ekonomia është e fortë, një startup është vetëm një startup tjetër, dhe shitësi vendos rregullat.

10. Do të nisni një startup në baza të forta.
Një startup i nisur gjatë kohërave të vështira është nisur për të qenë efikase dhe fleksibil. Këto zakone duhet të qëndrojnë edhe kur rikuperohet gjendja, duke ju dhënë mundësi të rrisni fitimet
edhe pasi konsumatorët fillojnë të shpenzojnë përsëri. Nëse mund të ndërtoni dhe të rritni një startup kur blerjet e konsumatorëve janë në rënie biznesi juaj do të jetë edhe më i forte kur gjërat
përmirësohen.

Sic mund te shihni, ka shumë arsye që të jeni optimist dhe të filloni startupin tuaj gjatë një recesioni, dhe ka shumë modele biznesi që do ju ndihmojnë të jeni të sukseshëm gjatë kësaj kohe.
Nëse keni këmbënguljen dhe motivimin e duhur për të filluar startupin tënd, koha e recesionit është një kohë e volitshme që të filloni të punoni për vehten tuaj.

Comments are closed.