Trajnimi do të ofrohet përmes 30 orëve të ligjeratave interaktive dhe 6 orëve të punës/konsulencës individuale me secilin prej pjesëmarrësve. Deri në fund të trajnimit ju do të mësoni se si të pregaditni strategji të marketingut dixhital, të menaxhoni rrjete sociale, të krijoni kampanja reklamimi online dhe të mirëmbani llogari në rrjete sociale.
Trajnimi ofrohet për 36 orë: 4 javë, 3 ditë në javë nga 3 orë dhe do të përfshijë temat si më poshtë:
Menaxhimin e Rrjeteve Sociale (Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter dhe Youtube),
Google Analytics,
Search Engine Optimisation (SEO),
Puna me programet për krijim të dizajneve dhe videove (Canva, Promo),
Hulumtim të tregut,
E-mail marketing,
Copywriting, etj.
Më konkretisht, ju do te mesoni:
Të nisni një biznes online nga zero,
Të fitoni para si Social Media Manger (SMM),
Të filloni punën si SMM,
Të punoni si i pavarur nga shtëpia.
Trajnimi i dizajnuar për:
Studentë,
Ndërrmarrës të rinjë,
Kushdo që dëshiron të filloje një karrierë në Social Media.
Në fund të trajnimit ju do të pajiseni me Certifikatë! Për të sukseshmit do të sigurohet edhe
puna praktike.
* Për të marr pjesë në trajnim nuk kërkohet përvojë paraprake.
TRAJNERËT
Ekrem Tahiri
Ekrem Tahiri është ndërmarres me përvojë në fusha të ndryshme. Ai ka bashkëthemeluar disa
kompani si: PR Solutions, Modus Events, Pizza Crust, Premium Construction etj.
Ekremi ka më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e Marketingut, Marrëdhënieve me Publikun
dhe Organizim të Ngjarjeve, nga të cilat 9 vjet në Sektorin Publik dhe mbi 13 vjet në Sektorin
privat.
Në vitin 2020 ai është duke përfunduar disertacionin e tij (MBA) mbi Menaxhimin Strategjik të
Bizneseve Online në UEJL në Maqedoninë e Veriut.
Ekremi është edhe trajner për Marketing Digjital, Public Relations dhe Aftësi në të bërit Biznes.
Armend Susuri
Armend Susuri është ekspert në fushën e Marketingut, Komunikimit dhe PR-It. Ka përvojë 25 vjeçare në Menaxhim të Biznesit, disa prej kompanive edhe i ka themeluar.
Studimet Bachelor i ka përfunduar në Britani të Madhe (London Guildhall University) në fushën e Multimedia Systems, ndërsa ato MBA i ka përfunduar po ashtu në Britani të Madhe
(University of Cumbria).
Ka mbajtur trajnime për shumë institucione dhe individ kryesisht në Fushën e Marketingut, PR-it, Komunikimit, Relacionet me Media, Aftësi të Buta (Soft Skills), etj.