Dizajn Grafik

Bota e dizajnit grafik ka parë një rritje të madhe të kërkesës, posaçërisht në kategorinë outsourcing.
Mësoni si të krijoni koncepte vizuale që frymëzojnë, informojnë dhe transformojnë përmes kursit tonë të Dizajnit Grafik.

Kohëzgjatja: 27 orë, 3 herë në javë, E hënë, E mërkurë, E premte nga ora 17:00 – 20:00, 17 GUSHT – 4 SHTATOR 2020.

Përfitimet: Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrësit do të kenë portfolion e tyre me projekte të ndryshme të realizuara gjatë kursit dhe do të mund t’i përdorin të gjitha aftësitë e fituara në tregun e punës.

Temat: Hyrje në dizajn grafik
Hyrje në Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator
Format
Kompozicioni
Tipografia dhe Fontet
Koncepti vizual dhe Broshurat
Business Cards
Posterat
Të menduarit kritik
Ngjyrat CMYK & RGB
Koncepti dhe dizajnimi i logove
Përdorimi i Mockups
Retouching
Krijimi i Portfolios Profesionale

Çmimi: 90€, (40% zbritje për grupet e para, nga 150€)

Afati i fundit për aplikim: 14 Gusht 2020

Ligjëruesi – Elion Misini

Elion Misini është një profesionist që synon të zhvillojë edhe më tutje karrierën e tij si Dizajner Grafik dhe Fotograf. Ai gjithmonë mendon drejt objektivave dhe rezultateve, andaj punon me shumë angazhim.

Elioni ka diplomuar në Rochester Institute of Technology në Kosovë (RITK/A.U.K) në Multimedia dhe Politikë Publike. Aktualisht, ai është ligjërues i Dizajnit Grafik dhe Fotografisë si dhe Freelancer, ndërsa ka përvojë në ligjërimin e Dizajnit Grafik në shkolla të mesme dhe organizata të ndryshme për të rinjë.