Call for Startups

Para-Inkubimi

    • Trajnime në business skills
    • Konsultime të vazhdueshme në VentureUP
    • Coaching
    • Sesione informuese nëpër fakultete
    • Folës/mysafirë nga industritë e ndryshme

Inkubimi

    • Trajnimi për krijim të Modelit te Biznesit & Financiar
    • Trajnimi për përgaditje për Investim & Prezentim
    • Mbikqyrje/Udhëzim dhe Mentorim
    • Rrjetizim me Investitorë
    • Investim Fillestar
    • Hapësira pune
    • Pajisje dhe software

1. Kriteret për aplikim në Programin e Inkubimit

Të drejtë aplikimi për tu bërë pjesë e Inkubatorit kanë të gjithë kandidatët që:

Janë studentë apo të diplomuar të Universitetit të Prishtinës,
Nëse është fjala për ekip, atëhere të paktën njëri nga antarët duhet të jetë student apo i diplomuar në Universitetin e Prishtinës,
Të mos jetë biznes i regjistruar.

2. Programi i Para-Inkubimit

Programi i Para-Inkubimit është i dizajnuar të ndihmojë kandidatët që të përgaditen për aplikim për inkubator, poashtu edhe për pjesëmarrje të plotë në Programin e Inkubimit. Gjatë kësaj faze, kandidatët do të mund të marrin pjesë në trajnimin 10-ditor rreth shkathtësive në biznes ku ata do të mësojnë rreth: gjenerimit të ideve, validimit të idesë, hulumtimit të tregut, hulumtimit të konkurrencës, buxhetit të kërkuar për investime, etj.

Gjatë kësaj faze, VentureUP do të jetë e hapur (nga e hëna deri të premten) për të gjithë të interesuarit që duan të diskutojnë të gjitha aspektet e tyre të biznesit. Ata poashtu do të mund të konsultohen edhe me mentorë dhe mysafirë nga industritë dhe sektorët e ndryshëm në mënyrë që më lehtë të zhvillojnë idetë e tyre. Me qëllim të informimit sa më mirë të studentëve, VentureUP do të organizojë poashtu edhe sesione të informimit nëpër fakultete të ndryshme të Universitetit dhe në hapësirat e VentureUP.

Programi i Para-Inkubimit fillon më 10 shkurt dhe vazhdon deri më 31 mars kur përfundon edhe faza e aplikimit për tu bërë pjesë e Inkubatorit.

3. Faza e aplikimit për Inkubator

Faza zyrtare për aplikim në Inkubator do të jetë nga 26 shkurt deri më 31 mars. Aplikimi bëhet vetëm online në butonin më poshtë.
VentureUP do të jetë e hapur çdo ditë pune, prej të hënës deri të premten (09:00- 18:00), në dispozicionin tuaj për konsultime të vazhdueshme rreth aplikimit.

  • Ju lutem shkarkoni tabelat (Annex 1) Buxhetit për Investime Fillestare dhe (Annex 2) Fitimeve dhe Humbjeve që duhet plotësuar gjatë aplikimit në këtë link.

4. Inkubimi

Nga të gjitha aplikacionet e pranuara, Komisioni Vlerësues do të përzgjedh deri 20 aplikantë të cilët do të ftohen për intervista, prej të cilëve, 10 ekipe do të vazhdojnë zhvillimin e ideve të tyre të biznesit si pjesë e Inkubatorit. Qëllimi i kësaj faze të programit është të ndihmoj ekipet e kualifikuara të përgaditen për investime.

Kriteret kryesore në bazë të cilave do të përzgjedhen ekipet janë:

Krijimi i ekipës së duhur (20%);
Njohuri të thella të produktit ose shërbimit dhe tregut potenacial (40%)
Ide e realizueshme (20%);
Planifikimi real financiar (20%);
Dëshirë dhe dedikim që të përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga VentureUP.

Të gjithë antarët e ekipës duhet të pajtohen me termet & kushtet e programit, përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes për Shërbime që të vazhdojnë të kenë qasje në hapësirat e VentureUP dhe resurset tjera mbështetëse.

5. Gara Finale

Në fund të programit të Inkubimit, ekipet/startup-et të cilët kanë përfunduar me sukses programin e Inkubimit ftohen të marrin pjesë në Garën Finale që të përfitojnë Investimin fillestar.

Paneli i kualifikuar i përberë prej profesionistëve të biznesit, përfshirë investitorë, do të vlerësojnë tre vendet e para të cilat do përfitojnë këto vlera monetare:

Vendi i parë (deri në € 10,000)
Vendi i dytë (deri në € 5,000)
Vendi i tretë (deri në € 2,500)

Paneli vlerësues do të përzgjedh fituesit e garës në bazë të kritereve në vijim:

1.  Krijimin e ekipës së duhur (30%).
Pronarët/menaxherët e biznesit duhet të tregojnë aftësi menaxhuese të biznesit;

2.  Zotim të mjaftueshëm në biznesin e propozuar (30%)
Biznes plan të realizueshëm në bazë të afateve kohore të deklaruara;

3.  Projeksione financiare reale (20%)
Aftësi të dëshmuara se mund të fillojnë me shitje brenda 90 ditëve pas pranimit të investimit fillestar nga VentureUP dhe gjenerim të hyrave dhe/ose punësim brenda dy deri tri viteve të para të operimit të biznesit;

4.  Kapital të mjaftueshëm (20%).
VentureUP preferon që ekipa/startup-i të ketë kapital të mjaftueshëm, përmes investimit personal ose rrugëve tjera të investimit fillestar, që të vazhdoj në implementimin e biznes planit për një periudhë së paku gjashtë muaj në mënyrë që të arrijë një themelim të suksesshëm si ndërmarrje e qëndrueshme.

6.  Resurset mbështetëse

Resurset mbështetëse për programin e Inkubimit përfshijnë:

Qasje në hapësirën bashkëpunuese për ekipin me deri në tre (3) anëtarë, varësisht nga mundësia,
Përkrahje financiare deri në 10,000€
Përdorimi i një laptopi për ekip përgjatë punës në hapësirën bashkëpunuese,
Qasje në pajisjet e konferencës & dhe pajisjet e përbashkëta të zyrës,
Qasje në softuerë dhe internet me shpejtësi të madhe,
Përdorimi i adresës fizike Rr. Eqrem Çabej Nr.111, Prishtinë 10000, Kosovë,
Mentorim,
Rrjetëzim me Investitorë

Për pyetje & informata më të hollësishme vizitoni www.venture-up.org, na shkruani në: info@venture-up.org, ose në rrjetet sociale.

Programi i inkubimit organizohet në kuadër të projektit “VentureUP – University of Prishtina Venture Incubator” i përkrahur nga European Union in Kosovo.