Adaptimi/transformimi i bizneseve gjatë COVID-19.

 

Shkruan: Mentor Rexhepi, Drejtor Ekzekutiv në VentureUP

Gjendja e tanishme e pandemisë ka prek me të madhe sektorin privat tek ne duke rezultuar me mbylljen e plotë të disa sektorëve dhe një funksionim minimal të disa sektorëve të tjerë. Mirëpo edhe shumë biznese të tjera rrezikohen të mbyllen nëse gjendja e pandemisë vazhdon më tutje. Në bazë të anketës së realizuar nga disa oda ekonomike dhe organizata që përfaqësojnë bizneset në Kosovë, me 462 biznese të profileve të ndryshme në periudhën prej 1 deri më 8 prill, del se 95% e bizneseve janë deklaruar se COVID ka ndikuar negativisht në bizesnin e tyre, ndërsa 58.6% janë deklaruar se ndikimi është shumë negativ. Anketa poashtu tregon se 83.6% e bizneseve kan deklaruar se kriza ka reduktuar mundësinë e tyre për të operuar, 39% janë mbyllur, dhe 30.7% janë duke punuar me kapacitete të zvogëluara. Ky ndikim negativ i krizës tek bizneset me siguri që do të ndikojë me tkurrje ekonomike, shkurtime të vendeve të punës, etj.

Në mënyrë që të zbus gjendjen e biznesve në këtë kohë, qeveria ka pregaditur edhe oferta konkrete rreth mbështetjes financiare dhe fiskale për bizneset. Por a mjafton vetëm mbështetja financiare dhe fiskale që bizneset ta mbijetojnë krizën? Nga e kaluara mund lehtë të vërtetohet se krizat e tilla jo vetëm që kan sjellë ndryshime strukturore të ekonomive, ato kanë ndryshuar edhe mënyrët e të bërit biznes dhe shumë shprehi tona sociale. Parashihet që ndryshimet do të jenë të mëdha dhe nuk do të ketë kthim në normalitet- do të ketë normalitet të ri për bizneset të cilit ato deshtën apo jo do të duhen të përshtaten nëse dojnë të mbeten në treg.

Ndërrmarrja e masave për tu përshtatur me situatën e re është e paevitueshme, dhe zgjidhja më e keqe për momentin është pasiviteti- gjendja kur nuk ndërrmirret asgjë dhe pritet që situata të kalojë me shpresën se gjithcka do të kthehet në normalitetin e mëhershëm. Por po konstatohet nga shumë njohës të fushës se nuk do të ketë kthim në normalitet.

Atëherë, cilat janë hapat, masat që biznesi juaj mund të ndërrmarr në mënyrë që, jo vetëm të tejkaloni gjendjen momentale të krizës, por edhe të dilni edhe më të fuqishëm për situatën post-COVID:

1. Rishikimi i biznes modelit të deritanishëm:

• Klientët:

– Kontaktimi me klientët ekzistues. Duhet të konfirmoni se ende e keni lojalitetin e klientëve ekzistues. Duhet të gjinden mënyrat (online, rrjeteve sociale, përmes telefonit,
etj) që të kontaktoni klientët ekzistues dhe të kuptoni situatën dhe kërkesat e tyre.

– Fitimi i klientëve të rinjë. Duhet ti kryeni analizat e duhura dhe të shikoni se a mund të fitoni edhe klientë të rinjë të cilët kan mbetur pa u shërbyer për shkak të krizës. Kriza
mund të sjell edhe mundësi të reja për shkak se edhe konkurrenca është prekur nga kriza dhe nuk ka mundësi të shërbej klientët e vet, kështuqë kjo është mundësi që ju të përfitoni
edhe klientë të rinjë.

• Produktet/shërbimet që ofrojmë:

– Preferenca e klientëve ekzistues për produktet/shërbimet tona. Duhet që patjetër të analizoni dhe konfirmoni se a ka ndryshuar kërkesa e klientëve tanë për produktet/shërbimet tona
ekzistuese. Nëse po, atëherë duhet patjetër të konstatoni me saktësi se si ka ndryshuar kërkesa e klientëve për produktet/shërbimet tona duke përfshi edhe cmimet e tyre. P.sh. Deri
tani të gjitha materialet promovuese jane kwrkuar të shtypura ndërsa tash kjo kërkesë ka ndryshuar dhe i gjithë materiali kërkohet në formë digjitale. Apo, për shkak të krizës
ndoshta klientët po kërkojnë që produkti juaj të jetë më i thjeshtë në mënyrë që të kushtojë më lirë. Apo ndoshta klientët për shkak të krizës nuk janë më të interesuar për brendet
tuaja që janë pjesë e brendeve ekskluzive dhe me cmime të larta.

– Adaptimi për produktet/shërbimet e reja që kërkohen. Deri tani keni prodhuar rrobe të ndryshme për të cilat tani nuk ka kërkesa, por cka nëse filloni të prodhoni maska mbrojtëse
për fytyrë apo rroba mbrojtëse kundër virusit? Apo nëse deri tani keni prodhuar detergjente të ndryshme, pse jo tash të filloni të prodhoni dezinfektues për duar? E njëjta vlen
edhe për programuesit në web. Tash që është rritur shumëfish kërkesa për shitje onlie pyetja është a mund të adaptoheni shpejt që resurset tuaja ti drejtoni kah ofrimi i produkteve
për shitje online. Duhet të bëni analiza detale se cka kërkohet tash në treg dhe të konsideroni mundësitë që të adaptoni resurset prodhuese që i keni në dispozicion apo të kërkoni
edhe resurse të reja.

• Operacionet dhe zingjiri furnizues:

– Kanalet e shitjes (shitjet online). Për shkak të masave kundër COVID-19 dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes, është vështirësuar shumë edhe mundësia që klientët tuaj të vizitojnë
shitoret tuaja fizike, kështuqë, duhet qe ju urgjent të analizoni mundësitë se a mund të filloni të shisni online. Kalimi i shpejtë në shitje online është vendimtar që jo vetëm të
mbijetoni krizën por edhe të rrisni shitjet. Për shkak të arsyeve të përmendura më lartëshumë biznese nuk po munden t’ju shërbejnë klientëve të tyre, kështuqë përmes kanaleve të
shitjeve online ju mund të fitoni edhe klientë të rinjë.

– Kanalet e furnizimit. Duhet të kontaktoni edhe furnitorët tanë në mënyrë që të konstatoni mundësitë dhe kushtet e bashkëpunimit. Gjendja kur në përgjithësi janë ulur shitjet krijon
një mundësi për neve që ndoshta gjatë kësaj kohe të mund të marrim kushte më të mira nga furnitorët tanë.

– Resurset në disponim. Të gjitha konstatimet që i bëni si rezultat i analizave më lartë duhet të krahasohen me resurset që i keni në dispozicion. Cfarë vlera mund të ofroni tani për
klientët me resurset ekzistuese? Nëse kërkesat e klientëve kanë ndryshuar atëherë ju duhet të analizoni se cfarë resurse të reja ju duhen dhe ku mund ti gjeni ato resurse. Sic u
cek më lartë, për shkak të situatës së krijuar, shumë resurse kanë mbetur të pashfrytëzuara të cilat lehtë mund të jenë në dispozicionin tuaj.

– Stafi. Për fat të keq, në rastin e parë që bizneset përballen me kriza, ato menjëherë mendojnë të ulin shpenzimet, dhe shpenzimet e para të cilat mendohet të ulen janë shpenzimet
për paga duke lëshuar puntorët nga puna apo duke ju ulur pagat. Largimi i puntorëve nga puna derisa situata të përmiresohet shumë herë është i paevitueshëm. Por nëse ju duhet ta
bëni, atëherë si duhet të vendosni se kush duhet të vazhdoj punën e kush jo? Mvarësisht nga gjendja e tanishme saj përket se cfarë produkte/shërbime duhet të ofrojmë, atëherë
vendosni edhe kush është i nevojshëm për momentin. Me këtë rast, duhet të keni kujdes që mos të largoni staf të cilin vështirë mund ta zëvendësoni pas kalimit të krizës.
Alternativë e mirë është që të bisedohet me stafin që nëse kërkohet të zvogëlohen shpenzimet për staf atëherë të ulen pagat për të gjithë në mënyrë që asnjë mos të mbetet i papunë.
Mirëpo në anën tjetër, edhe nëse ju duhet ndonjë staf i ri atëherë kjo është koha e volitshme që të gjeni ekspertë të fushave të ndryshme që për shkak të situatës kanë mbetur të
papunë.

• Menaxhimi dhe likuiditeti financiar:

– Sigurimi i të hyrave. Është momenti më i rëndësishëm që ju të arkëtoni cdo cent që është i mundur. Duhet të thërrisni në telefon dhe të kujdeseni për pagesat që pritni. Duhet të
mundoheni të arkëtoni cdo cent të mundur, analizoni kushtet e ndryshme se si mund të arkëtoni një pjesë të shumës komplete, etj.

– Shkurtimi i kostove. Në këtë kohë kur shitjet kan rënë dhe ka mungesë të parasë kesh, shkurtimi i kostove është një hap i domosdoshëm. Bëni një listë detale të të gjitha
shpenzimeve fikse mujore dhe analizoni me kujdes se cili shpenzim mund te shkurtohet. P.sh, mund të kemi shumë parapagime të cilat ndoshta edhe nuk kan vlerë të madhe për ju në
këtë kohë dhe të cilat lehtë mund të shkurtohen. Apo, ndoshta edhe disa shpenzime të tjera mund të zvogëlohen me një kujdes të shtuar, psh shërbimet publike, telekomunikimit, etj.
Hapi i rradhës është që shpenzimeve të mbetura ju shtoni shpenzimet e kontraktuara, obligative që duhet ti paguani në mënyrë që mos të penalizoheni. Këto ju japin edhe shpenzimet
totale të cilat zbriten prej shumës së parave kesh që i keni në dispozicion në mënyrë që të dini edhe sa muaj ju mund të vazhdoni të mbani biznesin hapur.

– Asetet në dispozicion. Në mënyrë që të siguroni likuiditetin e nevojshëm në këto ditë të vështira, si mundësi e fundit, ju mund të analizoni edhe shitjen e disa aseteve të cilat
per momentin nuk janë shumë të domosdoshme për vazhdimin e funksionimi e biznesit tuaj.

Përvec procesit të domosdoshëm të adaptimit dhe transformimit, cka tjetër mund të bëni në këtë kohë që të rrisni kapacitetet e tuaja dhe ti ndihmoni komunitetit ku punoni është si vijon:

2. Fitimi i shkathtësive të reja. U përmend disa herë se kjo situatë kërkon transformim të thellë e të bërit biznes në mënyrë qe të adaptoheni sa më mirë dhe të rrisni gjasat që të mbeteni në treg. Kërkesat e reja kërkojnë edhe shkathtësi të reja të cilat biznesi juaj nuk i ka pas deri më tash. Nëse p.sh. kërkohet digjitalizimi i biznesit dhe filloni të shitni online, atëherë ndoshta ju duhet të rrisni kapacitetet e stafit tuaj në këtë fushë, të investoni në teknologjitë përkatëse, etj.

3. Mbështetja e komunitetit. Ne të gjithë jemi së bashku në këtë dhe secili duhet të kujdesemi për njërit jetrin në mënyrë që të gjithë ta kalojmë më lehtë këtë situatë. Kështuqë, ne duhet që në këtë kohë të dëshmojmë kujdesin tonë për mirëqenien e komunitetit ku jetojmë dhe punojmë. Në këtë kohë të vështirë për komunitetin ka shumë mënyra se si mund të ndihmojmë komunitetin. P.sh, nëse biznesi juaj ka ekspertizë në zhvillim të webit apo rrjeteve sociale atëhere ju mund të ndihmoni institucionet e ndryshme publike që më lehtë të komunikojnë me publikun duke berë informimin e drejtë të publikut. Njerëzit nuk harrojnë se kush ju ka qëndruar afër në kohë të vështira, kështuqë, mbështeteni komunitetin edhe në kohë të vështira e jo vetëm kur duhet të përfitoni nga ata.

Një thënie e njohur thot se nuk është më i forti apo më i zgjuari që mbijeton, por është ai që i adaptohet më së miri ndryshimit. Kjo flet mjaft për rëndësinë që të adaptohemi shpejt cdo ndryshimi qe vie. U përmend edhe më lartë se zgjidhja më e keqe në këtë situatë është të mos bëjmë asgje duke pritur dhe shpresuar që kjo të kalojë dhe gjërat do të jenë si më parë. Andaj, mos humbisni kohë por merrni hapat e duhur në mënyrë që jo vetëm të mbijetoni por të dilni edhe më të fortë nga kjo krizë.

Comments are closed.