Quick Books

Nëse jeni pronar i një biznesi apo dëshironi të zhvilloni aftësitë si kontabilist për të filluar një karrierë – ky është trajnimi për ju!

Çdo biznes ka nevojë për një kontabilist në një mënyrë ose në një tjetër – kjo është një karrierë që do të vazhdojë të ketë një kërkesë të qëndrueshme. Nëse jeni i organizuar dhe ju pëlqen t’i kushtoni vëmendje detajeve, kjo mund të jetë aftësia e duhur për tu zhvilluar.

Trajnimi mbahet ONLINE apo FIZIKISHT.

Trajnimi është praktik dhe interaktiv dhe do të shtjellohen shembuj praktik të një kompanie përmes softuerit QuickBooks Online. Shembuj të blerjes, shitjes, shpenzimeve, pagave, tatimeve, raportimit menaxherial e deri te raportimi vjetor i pasqyrave financiare për mikrobizneset.

Planprogrami përfshin:

  • Bazat e kontabilitetit financiar,
  • Interpretimi i raporteve financiare,
  • Deklarimet e tatimeve në ATK (Paga, qira, tremujor, deklarata vjetore, tvsh dhe librat tregtar),
  • Kërkesat për raportim vjetor sipas Ligjit 06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim për mikrondërmarrjet,
  • Puna me QuickBooks Online.

 

Trajnimi zgjatë 32 ore.

Të gjithë pjesëmarrësit në fund të trajnimit do të pranojnë çertifikatë të pjesëmarrjes. Poashtu, për ata më të sukseshmit do të ketë edhe puë praktike nëpër kompani private.

Çmimi: 150€, (25% zbritje për grupet e para, nga 200€)

Afati i fundit për aplikim: 23 Nëntor 2020

* Premtimi ynë për Ju!

Në fund të këtij trajnimi, ju do të keni njohuri për të kuptuar Kontabilitetin dhe mënyrën e përdorimit të QuickBooks Online.

Ligjërues: Melita Ymeraga

Bashkë themeluese e Melita&Partners SHPK, Kontabiliste e Certifikuar dhe Eksperte e Certifikuar për Transformim Digjital.